Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit u krijua në vitin 2007 nga bashkimi i strukturave ekzistuese: Departamenti i Elektronikës, Instituti i Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar dhe Seksioni i Informatikës. Dikur degët e saj ishin pjesë e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike.
Struktura është pjesë përbërëse e strukturës së Universitetit Politeknik të Tiranës Programet e studimit të FTI-së ofrojnë njohuri në fushat e arkitekturën e sistemeve të telekomunikacioneve, teknikave numerike dhe analoge të përpunimit dhe transmetimit të sinjaleve multimediale, sistemet satelitore, sistemet me fibra optike, protokollet e transmetimit të të dhënave, rrjetat e kompjuterave, rrjetat me sensorë, rrjetat ad-hoc, arkitekturën e sistemeve të përpunimit, strukturën e bazave të të dhënave, sistemet e shperndarë, inxhinieria e softuerit, teknologjitë Web, elementët bazë të sistemeve elektronike, projektimin e elementëve përbërës të sistemeve elektronike, aplikimet e sistemeve elektronike në industri, etj.
Fakulteti ofron tre programe studimi të nivelit të parë në:
- Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni
- Bachelor në Inxhinieri Elektronike
- Bachelor në Inxhinieri Informatike
Për sa i përket programeve Master ofrohen:
- Master Shkencor në Inxhinieri Telekomunikacioni
- Master Shkencor në Inxhinieri Elektronike
- Master Profesional në Inxhinieri Software
- Master i Shkencave në Inteligjencë Artificiale dhe Optimizim
- Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike