Jump to content

Gurakuqët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Familja Gurakuqi)

Gurakuqët janë një sërë familjesh shkodrane, të cilat për rrethana të caktuara u ka mbetur mbiemri Gurakuqi

Gurakuqët e Luigjit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gurakuqët prej nga rrjedh patrioti Luigj Gurakuqi janë një familje qytetare shkodrane. Simbas një pinjolli të saj, Emzot Gaspër Gurakuqi në dorëshkrimin "Nepër Zadrimë" (AQSH) jep këto të dhana:

"Gurakuqi asht nji katund në krahinën e Çermenikës, nënprefekturë e Elbasanit. Në statistikën e Austrís më 1917, bahej 1065 frymë të gjithë myslimanë. Thuhet se bâhen 280 shtëpi, të gjithë të nji fisi. Prej këtij katundi patën dalë të parët e mi, për shkak se paskan vra atje nji turk në zâ e ardhkan këndej, ku ngulkan së pari në Shirokë... Dihet se Hilë Gurakuqi, katragjyshi em, ka pasë ndej në Shirokë. Prej Shiroke ra në Shkodër ku ndërtuen shtëpinë e madhe rreth vjetit 1820 në rrugën e Gurakuqve.

Ndërsa studiuesi Kolec Çefa në bazë të një dokumentimi dëfton variant tjetër[1]. Toponimi Gurakuq asht formim popullor, i vjetër e tipik shqiptar. Sipas Shuflaj «Në vjetin 1333, ishte afër Tivarit "Shpella e gurit të kuq"». Gjush Sheldija qysh më 1939 e në vitet në vijim ka mbledhë toponimet e Dukagjinit[2]. Ai paraqet toponimin Guri i kuq, Mali i Prekalit. Në regjistrin e kadastrës së Venedikut 1416-'17 dhe në regjistrin turk, ky toponim nuk ekziston. Ndërsa në relacionin e Gjeç Bardhit, 15 maj 1631, përmendet toponimi Gurakuq në kufî të Sapës me Zadrimën[3]. Kurse gjurmët e para të fisit Gurakuq në Shkodër, sipas regjistrit të pagzimeve datojnë rreth vjetit 1737 (madje dhe pak ma parë), pra, kur fillojnë e flasin dokumentet kishtare. Jeta tregtare e familjes Gurakuqi asht e gjallë, vepruese dhe del në dokumentet historike. Më 1733-1756 Gjon Gurakuqi i quejtun Shqiptari, biri i të ndjemit Nikollë nga Castel Nuovo tregton me tartanën "Madonna della Concetion", pronë e tij, si dhe tartanën tjetër "Madonna del Temporale", me trabakolin "La Santissima Trinitá", me pielegun "San Nicoló", ban tregti me Venedik ku shet lesh, dyllë, lëkura, etj.

  1. ^ Kolec Çefa: "Luigj Gurakuqi në një optikë të re", Instituti i Historisë, Prishtinë - 2011
  2. ^ Dorëshkrimi gjindet n'arkiven personale të Kolec Çefes
  3. ^ Mendojmë se mundet të jetë gabue autori ose redaktori në kyt pjesë. Guxojmë me thanë edhe redaktori sepse dr. Jusuf Bajraktari i ka dhanë vedit aq liri sa me cikatë shkrimin vende-vende.