Fara e Zezë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fara e Zezë (Nigella sativa) përmban vaj acidic, të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara e Zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmen e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshme, 21% albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substancave të ndryshme. Per t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, Acidi Linolein, Acidi Alfa-Linolein, Vajrat me Eter (Nigellon, Alfa-Pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino acidet.

Veçortë e vajrave acidike të pangopura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

• Ndihmojnë metabolizmen e trupit. • Nevojiten për rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave • Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm • Pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike • Ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shume se ç’duhet. • Kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale • Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut • Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infraktit në zemër • Ndihmojnë në përmirësimin e shpejtë të plagëve • Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajëra dhe është i detyruar t’i marre nga jashtë, 1gr. Vaji i Farës së Zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore


Perveç efektit që jep Fara e Zezë në sistemin imunitar, metabolizmen dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Gjithashtu, ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Është mjaft efektiv ndaj sëmundjeve alergjike si: Astma dhe alergjia ndaj polenave. Për efektin që ka në sistemin imunitar është i këshillushëm përdorimi në sëmundjet si: AIDS-si, kanceri etj. Analizat laboratorike, kapacitetet shëruese dhe përmbajtjet e Farës së Zezë

Vaji i kokrrës së zezë (Nigella Sativa), përmban përqindje të lartë aminoacidesh çlinoleik acid], acid ky me veti të transformuara si më poshtë:

• Ndihmon sistemin imunitar dhe rrit kapacitetin e rezistencës ndaj dhimbjeve • Ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak nëpërmjet sekretimit të tij me jashtëqitje si dhe me rrugë të rishpërndarjes nga gjaku tek indet • Rrit efektivitetin e fibrinit dhe ndërton qeliza të shëndosha nervore • Shton spermatozoitët - rrit fuqinë e tyre si dhe kohëzgjatjen e koagulimit, çmpikjes • Mban në mënyrë konstante imunitetin e lëkurës • Është mjet i rëndësishëm për të ndërtuar yndyrën e qelizave nervore

Përdoret si ushqyes plotësues dhe mbështëtës natyral për sistemin imunopneumatik dhe si trajtues natyral për shumë sëmundje, veçanërisht të atyre që vijnë si rrjedhojë e dobësimit të sistemit imunitar çhipodimenisë • Ndihmon në tretjen e taitjes së pamjaftueshme të tëmthit • Nxit taitjen e Acidit Urik • Ndihmon funksionin e shpretkës që të punojë sa më mirë • Ndihmon në shërimin e migrenës • Ndihmon forcimin e vitalitetit të organizmit • Është kundër rraskapitjes • Përmirëson imunitetin e organizmit, posaçërisht në gjendjen e sëmundjes dhe ato rekovaleshente • Është kundër kallove • Përmirëson tretjen dhe apetitin • Ul temperaturën e trupit • Është kundër diaresë • Është kundër sëmundjeve bakteriale, rrajcore dhe virusale, mënjanon dhimbjen e kokës çhipotenziv • Është kundër gjakderdhjes çepistaksit dhe hemofiljes] - është kundër sëmundjeve kancerogjene • Mjekon sëmundjen e livirzës - pakëson nivelin e sheqerit në gjak - nxit taijtjen e qumështit tek gjidhënëset, rregullon hormonet e rritjes • Ul kolesterolin në gjak etj.

Vaji i Kokrrës së Zezë është i pasur me vlera ushqyese që përmbajnë proteina dhe vlera minerale të ndryshme. Ky produkt nuk përmban gjëra të shtuara por është 100% natyral. Farat e Farës së Zezë (Habe Seude) të cilat janë të një cilësie të lartë janë kompresuar në laborator të ftohtë dhe sipas kushteve të sakta të të ushqyerit, duke ruajtur të gjithë përbërësit e tij, pa ndryshuar strukturën e tij kimike.

Perdorimi i këtij bari kundër këtyre sëmundjeve padyshim se ka rol të pazëvendësueshëm nëse bëhet në momemntin dhe kohën e kërkuar. Është mirë që këtij bari t’i fryhet pas leximit të Kur’anit, duke pasur parasysh se të fryerit ka ndikim të madh tek exhini, apo exhinët, të cilët janë në trupin e personit të sëmurë. Reagimi është aq i madh dhe pozitiv sa që edhe ne nuk mund ta besojme. Për këtë mësojmë nga tregimet e atyre që kanë përmirësime të mëdha nga përdorimi i këtij bari. Natyrisht, duhet të dihet edhe mënyra e përdorimit si: Per pirje, lyerje në vende të caktuara, ku kërkohet dhe ku dhimbja, shtrëngimi, mpirja e ndonjë pjese të trupit është prezente. Ay ku ka temperaturë, lëvizje të pavullnetshme të ndonjë pjese të trupit, shtrëngim në gjoks apo pas kokës e shumë e shumë simptome dhe raste të tjera.