Fara e bimës së keqe
Fara e bimës së keqe Autori: Kim Mehmeti. Botuesi: Toena. Faqet e librit 272.
Në këtë libër janë përmbledhur disa nga artikujt më kryesorë që ka shkruar Kim Mehmeti kohëve të fundit në shtypin e përditshëm shqiptar të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Në qarqet letrare dhe intelektuale të Tiranës dhe të Prishtinës, i ardhuri nga "shkretëtira" gëzon reputacion të krijuesit të dorës së parë dhe është gjithmonë i mirëpritur. Ndërkaq, në Maqedoni, në Shkupin ku ka lindur dhe ku jeton, meqë fatkeqësisht nuk ekziston opinioni letrar kulturor shqiptar, Kim Mehmeti është i njohur si kolumnist i talentuar, i rreptë dhe, sidomos, i guximshëm: në çaste dhe situata kur rrallëkush e çel gojën, në çaste krizash dhe rreziqesh, ai është në ballë - në mbrojtje të kauzës shqiptare, në Maqedoni dhe në tërë hapësirën shqiptare.