Faravahar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Përfytyrim i artë digjital i Faravaharit

Faravahari, i njohur gjithashtu si Foruhar (فروهر) ose Farre Kiyâni (فر کیانی), është një nga simbolet më të njohura të zoroastrianizmit, një fe iraniane. Ka interpretime të ndryshme të asaj që simbolizon Faravahari dhe nuk ka një konsensus konkret universal mbi kuptimin e tij. Megjithatë, zakonisht besohet se Faravahari shërben si një përshkrim zoroastrian i fravashit, ose shpirtit personal.

Faravahari është një nga simbolet më të njohura dhe më të përdorura para-islamikeIranit dhe shpesh vishet si varëse. Pavarësisht nga natyra e tij tradicionalisht fetare, ai është bërë një simbol laik dhe kulturor për iranianët.