Jump to content

Fatbardh Sallaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fatbardh Sallaku profesor shqiptar. Është diplomuar si agronom i përgjithshëm në lnstitutin e Lartë Bujqësor, ku filloi menjëherë punë si asistent lektor. Studimet e doktoraturës i mbaroi më 1996. Nga viti 2010 dhe në vazhdim mban titullin profesor. Gjatë gjithë karrierës së tij pedagogjike ka ushtruar edhe funksione drejtuese: përgjegjës departamenti, dekan dhe rektor. Ka kryer specializime dhe kërkim shkencor në disa universitete europiane me fokus kryesor studimin dhe analizimin e aspekteve mjedisore që lidhen me tokën, degradimin dhe mbrojtjen e saj, problematikat e zhvillimit rural, politikat agro-mjedisore etj. Ka botuar mbi 60 artikuj shkencorë, nga të cilët 10 në revista shumë të njohura dhe të indeksuara të shkencave bujqësore, si: Ekologjia, Natyra dhe Mbrojtja; Revista për Kërkime në Shkencat e Agrikulturës; Revista e Inxhinierisë Ekologjike; Revista e Ushqimeve Bujqësore dhe Natyrës. Ka marrë pjesë në shumë kongrese dhe konferenca shkencore ndërkombëtare, si dhe ka qenë organizator i disa prej tyre. Në vitin 2019 ka organizuar e drejtuar konferencën europiane të shkencës së tokës. Bashkëpunon me shumë universitete jashtë vendit, duke udhëhequr, bashkëpunuar ose marrë pjesë në shumë projekte kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka veprimtari intensive bashkëpunuese me pjesëmarrjen e tij në projekte të nivelit vendor apo rajonal në bashkëpunim me organizata dhe kompani ndërkombëtare dhe lokale, ku ka kryer shumë ekspertiza në pozicione të ndryshme si drejtues projektesh dhe ekspert ndërkombëtar apo lokal, për çështje të lidhura me politikën e përbashkët bujqësore të BE në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit rural. Prof. dr. Fatbardh Sallaku është Kandidat për titullin akademik i asociuar në shkencat bujqësore.