Jump to content

Fation Plaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fation Plaku ka lindur më 9 dhjetor 1975 në Tiranë, ku edhe banon që nga ajo kohë. Është

diplomuar në Shkencat Politiko-Administrative. Ka punuar ne nje periudhe prej 21-vitesh në Ambasadën e Shteteve të

Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Ka përvojë të pasur ngjitjesh në malet tona pasi prej 20 vjetësh merr pjesë si organizator ose

pjesëmarrës në ture të ndryshme, me dashamirës të natyrës dhe argëtues në natyrë. Në vendet më të

spikatura të bukurive natyrore të vendit tonë. Ka disa hobe të lidhura me natyrën: alpinizmin, sportet

ekstreme, eksplorimet dhe fotografinë. Kjo bën që Fationi të ketë pasion vlerat natyrore për soditje, kalitje

e argëtim.

Daljet në natyrë Fationi i ka realizuar dhe i realizon jo vetëm në mënyrë të pavarur por edhe duke

u angazhuar me shoqatat alpino-turistike. Kështu, për tu përfshirë me lëvizjen alpinistike botërore Shtatë

Majat (Seven Summits) mundësia ju dha nëpërmjet Shoqatës Dajti Alpino-Turistik me ndihmën e së cilës

arriti të bëhet anëtar i Ekipit Everest 2012. Me këtë ekip, vet i gjashtë, ai realizoi nëpërmjet itenerarit

verior (nga Republika Popullore e Kinës) ngjitjen e majës më të lartë të planetit tonë, Everestit (8.848 m)

më 25 Maj 2012. Ky sukses i alpinizmit Shqiptar u arrit në kuadrin e Jubileut të 100 Vjetorit të Shpalljes

së Pavarsisë. Këtë arritje madhore, nëpërmjet pasionit për fotografinë, Fationi e pasqyroi në një ekspozitë

personale që e hapi tërësisht me shpenzimet e tija, të titulluar Everest 2012. Kjo fotoekspozitë ka qenë dhe

mbetet fotoekspozita më e pasur dhe më e arrirë sportive që është realizuar në vendin tonë.

Fationi është anëtar themelues i Shoqatës Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana dhe që nga koha e

krijimit të saj ai, në kuadrin e lëvizjes Shtatë Majat, (që domethënë ngjitja e majës më të lartë të sejcilit

prej shtatë kontinenteve) ka ngjitur edhe majën Aconcagua (6.962 m) në Argjentinë, majën Elbrus (5.642

m) në Rusi dhe majën Kilimanjaro (5.895 m) në Tanzani.

Fationi është anëtar nderi i Albania Rafting Group si dhe anëtar nderi i Fedeatës së Bjeshkatarëve

dhe Alpinistëve të Kosovës.

Fationi i është dhënë Certifikatë për Vlerësim e Mirënjohje nga Ministria e Mjedisit dhe e

Turizmit “për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri dhe

promovimin e diversitetit, natyrës dhe kulturës sonë.”

Vitet e pasionit për fotografinë kanë bërë që Fationi të krijojë një fototekë shumë të pasur për

natyrën shqiptare dhe më gjërë. Ky pasion dhe puna që kërkon ky pasion për tu konkretizuar ka arritur në

atë pikë që ai të botojë albumin që kemi sot në dorë me fotografi nga skenat naytyrore më të bukura të

zgjedhura prej tij.