Fatitë
Appearance
Fatitë.
Tri vashat e fatit që endnin pëlhurën e fatit sipas tregimeve të moçme elbasanase. Ato vinin te djepi i foshnjës natën e tretë pas lindjes dhe përcaktonin fatin dhe të ardhmen e tij. Njëra nga ato mbante furkën, tjetra dridhte boshtin dhe e treta priste fijen me gërshërë. Kjo e fundit ishte e rreptë dhe e paepur. Ajo nuk kursente as të riun, as plakun, as të pasurin, as të varfrin, as bariun e as mbretin. Ato krahasohen me tri Moirat mitologjisë greke.
Shikoni dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Enciklopedia e Elbasanit