Jump to content

Fatmir Toçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Fatmir Toçi.)

Fatmir Toçi (lindur më 24 prill 1958) në Tiranë, Shqipëri, aktualisht është president i Shtëpisë Botuese “Toena”, drejtor i "Institutit të Librit dhe Promocionit", drejtor dhe botues i revistës së përmuajshme “Universi i Librit”, si dhe kryetar i "Shoqatës së Botuesve Shqiptarë".

Para viteve 1990 ka punuar në disa ndërmarrje e institucione në detyra të ndryshme si drejtues, kryesisht të karakterit administrativ e ekonomik. Pas viteve ’90 i është përkushtuar fushës së kulturës, kryesisht botimeve. Në janar të vitit 1993 themeloi shtëpinë botuese, tashmë të njohur, “Toena”, e cila i ka dhënë kulturës së shkruar shqipe rreth 2000 botime në 14 vjet. Është autor i disa librave, kryesisht për studimin e gjuhëve të huaja dhe për fëmijë, është marrë më përkthime, si dhe dallohet si publicist për probleme e fenomene të ndryshme që preokupojnë shoqërinë shqiptare, kryesisht nga fusha e kulturës dhe librit.

Fatmir Toçi është intelektual dhe veprimtar i shquar shoqëror, i aktivizuar dhe i zgjedhur në organet drejtuese të disa shoqatave me shtrirje kombëtare me karakter atdhetar-kulturor, siç janë ato “Labëria”, “Vëllazërimi Kuçiot”, Shoqata e Krijuesve Emigrantë “Drita” në Athinë, etj. Ka qenë një prej themeluesve dhe kryetar i Lidhjes së Botuesve Shqiptarë, ndërsa që prej më shumë se 10 vjetësh ka qenë dhe vazhdon të jetë i zgjedhur kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, organizata më e rëndësishme dhe e vetme që ka mbledhur rreth vetes botuesit më të njohur dhe më të rëndësishëm të botës shqiptare. Fatmir Toçi është një prej nismëtarëve dhe organizatorëve kryesorë për organizimin e panaireve kombëtare, rajonale dhe lokale të librit në botën shqiptare që prej vitit 1998 e në vazhdim. Veprimtari të tilla si Panairi i Librit i Tiranës, i cili organizohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, panairet e para kombëtare të PrishtinësKosovë dhe TetovësRepublikën e Maqedonisë, ai i UlqinitMal të Zi, si dhe ato lokale në qytetet bregdetare dhe ato universitare organizohen drejtpërdrejtë nën drejtimin e z. Fatmir, me cilësinë e kryetarit të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë.

Për kontributet e tij sa më sipër zoti Fatmir Toçi është vlerësuar e nderuar me diploma e stimuj të ndryshëm, ndër të cilat përmendim, “Qytetar Nderi i Qytetit të Ulqinit”, “Personalitet i shquar i Qarkut të Vlorës”, “Diplomë Mirënjohjeje” nga Qeveria e Malit të Zi për kontribut të shquar në hapjen e pikës kufitare të Murriqanit, që lidh Ulqinin me Shkodrën, “Nderi i Qarkut të Gjirokastrës”, etj. Deputet i Partisë Socialiste Shqiptare për qarkun e Vlorës.