Jump to content

Fatmira Aliaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fatmira Aliaj është shkrimtare, dramaturge shqiptare. Lindi në Tiranë. Studimet e larta i ka kryer në fakultetin Histori-Filologji. Krijimet e para të saj janë disa vjersha dhe tregime të shkurtra. Më pas ajo iu kushtua gjinisë së dramës dhe letërsisë për fëmijë. Ka botuar dramat "E fejuara ime", "Kthesa", "Ankthi" dhe "Faji". Më pas botoi vëllimin "Betiana" ku përfshihen tre drama: "Primavera e Beethovenit", "Një vit i vështirë", "Betiana". Ka botuar novelat "Stina e humbur" dhe "Rekuiem për ty". Për fëmijë ka botuar: "Enoja dhe Pisokja", "Diana e vogël", pjesën teatrale "Një natë e gjatë" dhe novelën "Albani dhe qenushi Xhud". Së fundmi romanin për të rritur: "Shpirti i humbur".