Jump to content

Fatos Qëndro

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fatos Qëndro ka mbaruar Inxhinieri Elektronike në UT, punoi edhe pedagog. Më pas ndoqi studimet pasuniversitare në Francë (Paris), ku qëndroi 7 vjet. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në 1994 iu bashkua Njësisë së Zbatimit të projektit për implementimin e TVSH-së në Shqipëri, pranë Ministrisë së Financave. TVSH ishte tatimi i parë, administrimi i të cilit u informatizua, dhe Tosi së bashku me asistencën e huaj nën suportin e FMN, drejtoi grupin që punoi për informatizimin e këtij tatimi bashkëkohor. Ai u largua bashkë me familjen për t’u vendosur në Kanada. Ishte viti 1997, dhe si shumë të tjerë emigroi për një jetë më të sigurt. Pas ikjes në Kanada, ai u përthith nga misionet e FMN, ku si këshilltar misionar, kontribuoi në shumë vende të botës për implementimin e reformave virtuale të sistemeve tatimore të shteteve të ndryshme. Fatos Qëndro (60 vjeç), vdiq në aksident me makinë, më 18 maj 2013, në një nga rrugët e Senegalit.