Fausti
Fausti është protagonisti i një legjende klasike gjermane, mbështetur mbi personazhin historik Johann Georg Faust.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fausti është një dramë e shkruar nga Johann Wolfgang von Goethe, një autor dhe figurë e njohur për Gjermaninë e viteve 1800. Gëte ishte shkrimtar i një zhanri të gjerë. Vepra e tij është e pasur me romane, drama, poezi, novela, etj.
Krijimtaria e Gëtes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Periudha e parë (1768-1788) - “Stuhi dhe vrull”
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me dramën heroike “Gëci i Berlihingenit,” prezantohet figura e Gëcit, simbol i forcës dhe guximit. Ndërkohë, me romanin “Vuajtjet e djaloshit Verter,” ai e personifikon ndjeshmërinë përmes Verterit, një personazh që mishëron brishtësinë dhe pasionin e pakontrolluar të rinisë.
Periudha e dytë (1788-1808) - Klasicizmi Vajmaras
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo është periudha më e ndritshme e krijimtarisë së tij kur shkruan dramat si “Egmonti,” “Torkuato Taso” dhe “Efigjenia në Tauridë,” që reflektojnë një thellësi të mendimit dhe një përkushtim ndaj vlerave klasike. Është po ashtu koha kur ai fillon krijimin e kryeveprës së tij, “Fausti", dhe gjithashtu romanin “Vilhelm Majster".
Në oborrin Gëtja merrej me punë shteti, krijimtari dhe studime shkencor.
Periudha e tretë (1808-1832) - Olimpiku i Vajmarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Periudha e tretë, Olimpiku i Vajmarit (1808-1832), e përshkon Gëten në pleqërinë e tij, ku ai shkruan me qetësi dhe përmbajtje të re. Ai sjell botimin e pjesës së dytë të “Faustit" dhe librin e dytë të romanit “Vilhelm Majster”. Gjithashtu boton vëllimin “Divani perëndimoro-lindor", i ardhur si një frymëzim pas leximit të veprave të poetit Persian Hafez. Si një figurë e rëndësishme kulturore, Gëte themelon dhe drejton revistën “Art dhe antikitet”.
Analizë e veprës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lloji
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është pjesë e gjinisë dramatike, e do të specifikohet si një tragjedi. Gëtja e quante Faustin tragjedi, por me synimin për të krijuar një vepër të plotë, ai shkriu aty të gjitha llojet letrare të njohura, duke realizuar kështu sintezën e formave artistike të deri atëhershme. Ajo ka ngjyrimet e një poeme filozofike, poeme epike, dramë misteri, e ngjashme me tragjedinë antike, dramë qytetare dhe romani, si dhe poezi lirike.
Periudha Letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo vepër është shkruar në periudhën e Romanticizmit.
Veçori të stilit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Humanizmi, kontrastet, heroi romantik, përshkrimet e hollësishme, e jashtëzakonshmja, kulti i femrës, kulti i ndjenjës, folklori, madhështia e monologëve të cilat janë modele analizash psikologjike dhe filozofike.
Struktura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vepra është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë është e ndërtuar sipas kronikave historike shekspiriane në 25 skena dhe trajton jetën personale të heroit. Pjesa e dytë është e ndarë në 5 akte dhe trajton aktivitetin e tij shoqëror.
Tematika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Flet për marrëveshjen që Fausti bën me Djallin, duke i dorëzuar atij shpirtin e tij, në këmbim të dijes, aftësisë për të kuptuar çdo aspekt të natyrës, të dijes njerëzore dhe për të gjetur lumturinë (jo shpirtërore).
Mesazhet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fausti, duke mposhtur egoizmin, kupton se lumturia nuk mund të jetë kurrë e plotë, nëse nuk ndahet me sa më shumë njerëz. Arsyeja dhe dashuria njerëzore mundin çdo të keqe. Besimi në vlerat humane të njeriut. E meriton jetën dhe lirinë, vetëm ai që e fiton me përpjekje dhe luftë.
Rrëfimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndodh në dy plane. Në planin e parë paraqiten skena nga jeta e rëndomtë njerëzore kurse në planin tjetër zhvillohen skenat e një bote fantastike, plot me figura mitike.
Simbolikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Simbolika e udhëtimit përcillet nga njëra epokë në tjetrën për të mbërritur te Fausti, i cili do të synojë të zbulojë përmasat e natyrës, botës, kozmosit, qenies, njeriut dhe shoqërisë.
- Ferri dhe parajsa janë simbole të fatkeqësive dhe të lumturisë së njeriut mbi tokë.
- Zoti, Mefistofeli, kryeëngjëjt e personazheve të tjerë kanë kuptime simbolike dhe janë shprehje e forcave të natyrës dhe shoqërisë.
Burimet e veprës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Legjenda e Faustit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fausti ishte hero i një legjende shumë të njohur, që ka një bazë historike reale. Fausti, person real, ka jetuar në fundin e shekullit XV dhe në fillimin e shekullit XVI. Ai shëtiste qytet më qytet dhe e quante veten doktor, mburrej se zotëronte dije të shumta, si dhe artin e magjisë. Në një epokë, kur besimi në magji ishte diçka normale, rreth magjistarit shëtitës mblidheshin turma të tëra njerëzish.
Realiteti i kohës ku Gëtja jetonte
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fakt epoka e tij u cilësua si epoka e gjenive, sepse në shumë fusha të dijes dhe të artit shkëlqyen emra të mëdhenj.
Studimet e tij
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë jetës qëkur shërbeu në oborrin e Vajmarit Gëtja u mor me: punë shteti, krijimtari, studime shkencore për mineralogjinë, paleontologjinë, botanikën, anatominë e fizikën.
Personazhet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fausti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- përmbledh historinë e njerëzimit në kërkim të diturisë
- personifikon shpirtin e ri, bashkëkohor
- afirmimin e aspiratave, forcave krijuese të njeriut
- bashkëjetojnë dy prirje shpirtërore në konflikt: njëra e tërheq poshtë drejt botës materiale, tjetra e tërheq lart drejt absolutes e pafundësisë
- gjithnjë synon dhe arrin, por nuk kënaqet me ato që ka arritur
- është i bindur se vetëm veprimi e dinamizmi e mbajnë gjallë jetën
- njeriu - gjeni që lufton për njerëzimin
- njeriu - vepër që jeton edhe pas vdekjes
Mefistofeli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- djalli vetë, por me mendje inteligjente
- paraqitet nga Zoti si shpirti i mohimit
- utilitar, skeptik dhe pragmatist
- është zëri i pavetëdijes, pasqyra e keqe e Faustit;
- ai ia plotëson dëshirat e tij (të këqija e të mira) dhe tregohet këshilltar i keq, tinëzar e cinik
- është alteregoja e njeriut, mëdyshja jonë, vetja jonë djallëzore
Margarita
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- personazhi më poetik i Gëtes, i frymëzuar nga përvoja nostalgjike e dashurisë rinore e të dëlirë, por të humbur
- karakterizohet nga natyrshmëria, përkushtimi, besimi në dashuri, droja dhe rezervimi, thjeshtësia e karakterit, morali i pastër, edukata fetare e shndërrojnë atë në vajzën e ëndrrave
- është mishërim i dashurisë së dëlirë, vetëmohuese që u zbulohet njerëzve në formën më të përsosur, në dashurinë e gruas, simbol i zbutjes dhe i shpëtimit të shpirtra