Federata Shqiptare e Lojës Bridge
Federata Shqiptare e Lojës Bridge krijuar dhe drejtuar nga Kostandin Kapo ka arritur të rezultate të rëndsishme në sportete mëndjes si ambasadore e Shqipërisë në botë. Të luash brixh, tashmë është një sport më vete. Dhe jo vetëm në botë apo në shtresat e aristrokracisë në vendet e pasura. Sepse, kjo lojë me letra i mbledh të gjithë në një kampionat botëror që zhvillohet në Kinë. Tashmë ajo nuk zhvillohet vetëm për kënaqësi, por është kthyer në një sport. Sipas Altin Latifit qoftë edhe në Shqipëri, ku brixhi ka aktualisht Federatën e tij të njohur nga Komiteti Olimpik Kombëtar dhe nga Ministria e Sporteve. "Kemi marrë pjesë në disa turne ndërkombëtarë, si Europiani që u zhvillua në Turqi apo Botërori në Verona, por këtë herë është diçka e veçantë, pasi shkojmë në Kinë, vetëm pak ditë pas Olimpiadës", shprehet Armand Xhuli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Brixhit në Shqipëri. Ai thotë se prej disa kohësh, sporti i brixhit, shahu dhe dama kineze, janë bashkuar në një institucion të vetëm, që quhet Federata Botërore e Lojërave të Mendjes. "Në Kinë do të zhvillohet pikërisht kampionati botëror i Lojërave të Mendjes", shprehet më tej sekretari i Federatës Shqiptare të Brixhit. Shqipëria do të ketë për herë të parë një përfaqësim në Botërorin e Lojërave të Mendjes. "Ne kemi hapur edhe shkollë të brixhit, ku janë 10 studentë të informatikës", thotë Xhuli.
Vlerësime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Çdo dore eshte një aventurë e re" kjo karakterizon teresisht lojen e brixhit. Ai është maja me e larte në konkurrimin intelektual. Sa më shumë ju e mësoni dhe rrisni vizionin rreth tij aq me shume ju shtyn te eksperimentoni dhe te kënaqeni ne nivel superior. Pasi ta keni provuar kete loje , nuk do hiqni kurre dore prej saj.
- Bob Lipsiz
- Brixhi është loja më zbavitese dhe më inteligjente qe zgjuarsia njerzore deri më tani ka krijuar.