Feja romake
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Feja e romakëve është zhvilluar prej një përzierje të elementeve të kultit të shteteve të ndryshme, të cilat i kanë pasur nën sundim. Parimet themelore të tyre, në ceremonitë fetare dhe në kult, i kanë mbrojtur duke filluar prej periudhës perandorake. Në gadishullin italian, që në periudhat e vjetra kanë banuar popuj indu-xhermenë dhe latinë dhe janë marrë me bujqësi. Po ashtu në këtë gadishull kanë banuar edhe etruskët, për të cilët mendohet se kanë ardhur prej Anadolli në Italinë e Mesme dhe gjuha e tyre sot është një gjë e pazbërthyer.
Feja e etruskëve ka ndihmuar shumë në zhvillimin e fesë romake. Sidomos kjo kuptohet prej besimit në botën e ardhshme dhe kultit shumë të zhvilluar dhe është prej metropoleve (qytete të vdekurish) të stolisura me vizatime nëpër mure dhe me varreza momentalisht të mbrojtura.
Gjithashtu, sipas etruskëve besohej se, prej vëzhgimit të fluturimit të shpezëve, prej studimit të mushkërive të zeza dhe zorrëve të kafshëve kurban, mund të kuptohet dëshira e zotit dhe ardhmëria.
Kurse popujt, si latinët dhe sabinët, në përgjithësi banonin në qytete. Qyteti më i njohur nga këta ishte Roma. Çdo popull kishte kultin e vet special dhe kulti më i rëndësishëm ishte ai i Jupiter Latiarisit. Pasi që qyteti i Romës e mori autoritetin politik prej latinëve (deri në shek. IV para e.s.), kulti i Jupiterit është zhvilluar dhe është festuar me ceremoni madhështore. Njëri prej zotave të rëndësishëm është edhe zoti i hënës, Diana. Ai adhurohet nga ana e të gjithë latinëve. Vendi më i njohur i kultit i tij është një zabel në një skaj të detit (liqenit) Nemi në Arixhia. Kulti i tij ka vazhduar edhe në periudhën e perandorisë. Feja e vjetër e Romës është një model i fesë popullore, i ndërtuar mbi kultin familjar dhe shtetëror.
Për këtë arsye romakët nuk llogariten krijues të fesë së tyre speciale. Nevojat fetare i plotësojnë nga besimet e tjera. Nëse këtu haset në elemente të huaja fetare, nga kjo shihet se feja romake ka tre rryma kryesore, të cilat janë : në shek. VIII para e.s. etruskët, në shek. VI para e.s. grekët dhe në shek. III para e.s. valët helenistike-lindore. Vetëm se, përzierja e këtyre feve, që në fillim të fesë romake, ka filluar me bashkimin e elementeve etruskë dhe latinë dhe kështu është krijuar feja, e cila quhet “Feja e vjetër e Romës”[1][2].