Femrat (film)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

“Femrat” është film artistik shqiptar me metrazh të gjatë, një komedi romantike. Regjia: Rudina Vojvoda. Skenari: Koloreto Cukali. Prodhoi: Adam Pray, Koloreto Cukali. Prodhim i vitit 2013.

Aktorë: Ermal Mamaqi, Salsano Rapi, Zamira Kita, Olta Daku, , Eriona Kakeli, Enxhi Cuku, Robert Aliaj, Andia Xhunga, Besmir Bitraku, Besart Kallaku, Marko Bitraku etj.

Filmi “Femrat” është historia e një avokati 30 vjeçar divorcesh, Riku (interpretuar nga Ermal Mamaqi) i cili u shmanget lidhjeve serioze nga frika se janë shumë të komplikuara. Për të jeta është më e bukur kur je single, kuptohet, kur ke një mama që t’i bën gati të giitha. Çdo gje duket se shkon për mrekulli deri ditën kur mamaja vendos t’i gjejë një nuse! Gjithë njerëzit rrotull Rikut duket se i kanë vënë vetes një qëllim: ta martojnë! Filmi tregon përpjekjet e Rikut që t’u “shpëtojë” një morie femrash, nga ato më seksit e inteligjentet, deri tek ato më të zakonshmet që po vdesin për t’u martuar një burrë si ai. Por, në fund, edhe Riku, si shumë të tjerë, nuk i shpëton dot dashurisë… dhe e gjen atje ku e gjen shumica jonë: në jetën e përditshme, tek personi që ka më pak “frikë”. Në film takojmë shumë njerëz që në jetën e përditëshme nuk u vëmë shumë rëndësi, por që në fakt, na kanë bërë ne të jemi këta që jemi, si: taksixhinjë nevrikë, gazetashitës cinikë, komshije të ngjitura, gra të mërzitura me burrat, gra që i duan aq shumë burrat e tyre sa ua nxijnë jetën, vajza që nuk pyesin për meshkuj, vajza që do bënin gjithcka për t’i pëlqyer një mashkulli, burra e gra që divorcohen për arsye nga më të çuditshmet.