Ferial Alibali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ferial Alibali (10 Janar,1933 - 14 Maj 2011), ishte një aktore e njohur shqiptare.

Ferial Alibali
KombësiaShqiptare

Alibali lindi në Lushnje në vitin 1933. Aktivitetin artistik e filloi në vitin 1952 në teatrin profesionist të Korçës. Nga viti 1953-1955 punon në teatrin popullor , duke interpretuar role të vegjël, por në shtator të vitit 1955 ajo pranohet aktore në Teatrin Popullor. Ka interpretuar rreth 50 role në teatër, ku u dallua sidomos për rolet e Mashës, Zoga, Hesja, Nastja, Drande, Mira, Pepi, Hajria, Nica,etj. Ka interpretuar disa role edhe në filmin artitik. Në vitin 1975 e larguan nga Teatri Popullor pasi i shoqi i saj u dënua nga regjimi komunist për politikë. Alibali vdiq në moshën 78 vjeçare në 14 maj 2011.

Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.