Ferid Muhiq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ferid Muhiq (U lind në vitin 1943 në qytetin Zavidoviçi, Bosnja dhe Hercegovina), profesor, shkrimtar, filozof dhe publicist boshnjak nga Maqedonia e Vriut.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ferid Muhiq është Kryetar i Akademisë Boshnjake të Shkencave dhe Arteve si dhe profesor i Filozofisë në Universitetin Qirili dhe MetodiShkup. Karrierën profesionale e filloi në vitin 1970 në Institutin e Kërkimeve Sociale të Shkupit. Nga viti 1974 punoi si asistent në Degën e Sociologjisë, kurse nga viti 1976 kaloi si Profesor i asociuar e nga viti 1980 si profesor i rregullt. Ka marrë pjesë në një varg konferencash, seminaresh dhe simpoziumesh si në Nju Jork, Florida, Paris, Kuala lumpur etj. ku ka referuar lidhur me filozofinë bashkëkohore, antropologjinë kulturore, estetikën etj. Ka shkruar disa vepra me tematikë profesionale e letrare e të cilat janë përkthyer në gjuhën shqipe, angleze, arabe, gjermane, franceze, italiane, malajziane, turke, polake etj. Është fitues i Çmimit "Unaza e artë."

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veprat kryesore profesionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Methods of Criticism, 1977
  • Revolutions and Class Struggles, 1978;
  • Philosophy of Iconoclasm, 1983,
  • BiH; Motivation and Meditation, 1988;
  • The Shield of Gold 1988
  • Noumenology of the Body, 1994
  • Soul's Rose, 1994;
  • The Language of Philosophy, 1995;
  • Macedonia: Catena Mundi, 1995;
  • Sense and Virtue, 1996;
  • Yugoslavia and After
  • The Great Building and Other Conversations with the Unknown One, 2001
  • Logos and Hierarchy, 2001

Poezi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Falco Peregrinus, 1988;
  • A Hundred Steps Above, 1994;
  • The Smoke From The Dream-ends, 1996.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Atif Purivatra:Who is who among Bosniacs. Council of the Congress of Bosniac Intelectuals, 2001, fq. 358. ISBN 9958-47-080-2, ISBN 978-9958-47-080-6