Jump to content

Ferrokromi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Ferrokrom

Prodhim i Uzinës së Ferrokromit Elbasan. Eshtë lidhje e hekurit me kromin. Përdoret në industrinë metalurgjike, për rritjen e përmbajtjes së kromit në çeliqet e lidhur.

Ferrokromi që prodhohet në Elbasan është më përmbajtje kromi 60%-65 %, dhe karboni 7%-9 %, prandaj quhet dhe Ferrokromi me karbon. Prodhohet sipas standardit shtetëror STASH.

Është prodhuar për herë të parë, kur u vu në shfrytëzim furra e parë e Uzinës së Ferrokromit. Pjesa më e madhe e prodhimit eksportohet.

Prodhimi i ferrokromit në Shqipëri ka filluar në vitin 1979 në Uzinën e Ferrokromit në Burrel. Më 1982 ky prodhim ishte rritur afro 2 herë, duke plotësuar nevojat e vendit me ferrokrom për prodhimin e çelikut dhe gizës dhe një pjesë e madhe e ferrokromit eksportohej. Për sqarim lexuesve ferrokromi është lidhje metalike e hekurit me krom, që përdoret kryesisht si ndërmjetës për të shtuar krom në përbërjen e çeliqeve dhe gizave të leguara, me qëllim që të përmirësohen vetitë e tyre mekanike. Përmban 60-70% krom, si dhe sasi të pakëta elementesh të tjera si karbon (0.03-10%), fosfor (0.06-0.1%), silicium (1-5%), squfur (deri 0.04%), pjesa mbetëse është hekur. Prodhohet nga reduktimi i drejtpërdrejtë i xeherorëve të kromit (kromit, magnokromit) me kok, në prani të silicës, në furra elektrike me hark, që ngarkohen nga sipër.Uzina e Ferrokromit Burrel është uzinë metalurgjike që prodhon lidhje të hekurit me krom, vënë në shfrytëzim më 1979 pranë Burrelit. Përpunon xeherorë të kromit, duke i shkrirë në furra elektrike e duke nxjerrë ferrokrom me shumë karbon. Pjesa më e madhe e prodhimit eksportohet.Drejtuesit e punimeve në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan, reparti i shkrirjes, tregojnë se sapo janë instaluar 3 furra të reja, dy nga të cilat do të prodhojnë ferrokrom me karbon të lartë dhe e treta do të prodhojë ferrokrom me karbon të ulët.

Ferrokromi me karbon të ulët prodhohet për herë të parë jo vetëm në Shqipëri, por ndoshta edhe në rajon, ndërsa numërohen me gishtat e dorës vendet dhe uzinat që e prodhojnë këtë lloj produkti, shprehet njëri nga drejtuesit e uzinës. Në repartin e shkrirjes puna u ndërpre pak muaj më parë, për shkak të krizës ekonomike botërore dhe për shkak të rënies së çmimit të këtyre metaleve në tregjet ndërkombëtare.

Për pak ditë uzina do të ndezë furrën e tretë për të prodhuar 1 mijë e 500 tonë ferrokrom me karbon të lartë në çdo muaj. Nga ana tjetër, edhe sindikalistët thonë se janë shumë të interesuar për rifillimin e punës dhe të prodhimit në uzinë, duke theksuar faktin se gjatë kohës që furrat u ndaluan, asnjë punëtor nuk u hoq nga puna.

Elbasani është një nga zonat industriale më të njohura të Shqipërisë. Krahas metalurgjisë së çelikut, këtu janë vendosur edhe një seri uzinash dhe reparte të shkrirjes së metaleve të veçanta si kromi. Në këto uzina dhe reparte shkarkojnë lëndët e para të gjitha minierat e Shqipërisë, prandaj edhe ndezja e këtyre furrave do të jetë edhe një nxitje tjetër për të rritur prodhimin në minierat e vendit.

Enciklopedia e Elbasanit

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]