Jump to content

Festë të madhe ka sot Shqipëria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Festë të madhe ka sot Shqipëria Valle skenike, përpunim koreografik i kompozitorit T.Daija dhe i koreografit P.Kanaçi. U ekzekutua për herë të parë në nëntor 1969 nga trupa e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore. Duke shfrytëzuar motivin muzikor dhe tekstin e këngës me të njëjtin titull të Dervish Shaqës me grupin e tij, dhe motive të këngëve popullore tropojane, me një gjuhë të thjeshtë është dhënë gëzimi i popullit për ditët e bukura që jeton dhe optimizmi me të cilin ai e sheh të ardhmen.