Festim Fetollari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Festim Fetollari futbollist shqiptar, ish futbollist i njohur i Pogradecit dhe Skënderbeut. Fetollari lojën e futbollit do ta niste në Korçë me ekipin e para të rinjve të Skënderbeut.

Trajnerët e tij, Urim Jorgoni dhe Kopi Gusho e kanë përfshire menjëherë si titullar me ekipin e të rinjve, por shume shpejt mesfushori i talentuar do të kalonte në të rriturit e skuadrës liqenore ku luan deri në vitin 1994 me një grup futbollistësh, padyshim me të mirët e gjithë historisë se futbollit pogradecar, nga Janaqi e Blaceri, Bashllari e Abazaj, Çekiçi e Laçka e shumë të tjerë të cilët bënë gjithçka për ekipin e tyre.


Pas këtij viti, Fetollarin e shikojmë si futbollist të Skënderbeut aty ku luan deri ne vitin 1999, për t'u rikthyer edhe njehere tjeter tek Pogradeci, aty ku dhe mbyll gjithçka si futbollist.

Më vonë Fetollarin e shikojmë si trajner pranë klubit pogradecar kur liqenorët luanin në kategorinë e parë.

Për 1 sezon ishte edhe trajner i skuadrës së Devollit për t'u rikthyer edhe njëherë tjetër pranë akademisë se futbollit pogradecar ku mori përsipër të drejtojë një grup futbollistësh të vegjël U11, të cilëve iu mësonte magjinë e kesaj loje. U nda nga jeta më 7 qershor 2023.