Festivali Ndërkombëtar Veror i Durrësit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Logo e Festivalit

Festivali Ndërkombëtar Veror i Durrësit është një urë lidhëse për shumë kultura të ndryshme. Edicioni i shtatë fokusohet në qytetarin evropian në aspektin politik,social dhe historik duke ndarë me ne vizione dhe pikëpamje nga regjisorë të rinj e të vjetër.Ballafaqimi i kulturave,sado të largëta në dukje, është një nga qëllimet e festivalit.Miku i nderit në këtë edicion është Kinemaja Turke së bashku me historinë e saj 100 vjeçare.Në këtë edicion, ashtu si në çdo edicion tjetër do të vlerësohet me "Çmimin e Karrierës".

Vlerësime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmimi i vitit 2014 do t`i shkojë regjisorit të mirënjohur Viktor Gjika dhe Marta Burdës, një nga aktoret më të mira të Durrësit dhe Shqipërisë. FIPRESCI do të na nderojë përsëri me prezencën e tij. Ata do të vlerësojnë 2 filma, një nga seksioni kompetitiv "Botë Ballkanike" dhe tjetri nga seksioni "Filmit të shkurtër të Studentëve Shqiptarë". Vlerësimi nga FIPRESCI është një mundësi e mirë për regjisorët e rinj dhe të talentuar që të njihen në skenën internacionale. Durrës IFS është resultat i sakrificës,pasionit dhe punës së palodhur të një ekipi të tërë.