Festivali ndërkombëtar i filmit në Karlovy Vary

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Festivali ndërkombëtar i filmit në qytetin Karlovy Vary është festivali më i madh i këtij lloji në Republikën Çeke, i cili është mbajtur që nga viti 1946. Sipas sistemit të festivaleve ndërkombëtare ai në Karlovy Vary është në kategorinë A, bashkë me festivalet e filmit në Kanë, Berlin, Venecia dhe në Tokio. Festivali në Karlovy Vary është ngjarja më prestigjioze në lidhje me filma në Evropën Qendrore dhe Lindore. Çdo vit shfaqen më shumë se 180 filma me metrazh të gjatë dhe dhjetra filma artistikë me metrazh të shkurtër. Çmimi i festivalit për filmat më të mirë quhet “Globi i kristaltë”.

Historia e festivalit në Karlovy Vary filloi pas Luftës së Dytë Botërore, kur në Çekosllovaki u bë një përpjekje për të krijuar një traditë të festivalit ndërkombëtar të filmit. Për këtë qëllim, vende të përshtatshme për të mbajtur festivalin ishin qytetet termale në perëndim të shtetit. Atje, infrastruktura ishte e përshtatshme nga ana e transportit dhe hoteleve. Gjithashtu qytetet termale ishin destinacione të preferuara nga vizitorët e huaj. Për tri vitet e para festivali u mbajt në qytetin Mariánské lázně dhe pastaj u transferua në Karlovy Vary. Filmat në festival mund të marrin pjesë në garë në tri kategori: gara kryesore, kategoria “Në lindje prej perëndimit” dhe kategoria e filmave dokumentarë. Në garën kryesore, çmimi “Globi i kristaltë” jepet për filmin më të mirë, duke vlerësuar gjithashtu performancën më të mirë. Në garën “Në lindje prej perëndimit” marrin pjesë filma nga zona e ish-bllokut lindor. Përveç kësaj, në festival janë tetë kategori jashtë garës, me tematika të ndryshme.

Çdo vit, aty janë të ftuar edhe aktorë e aktore të famshme. Në vitin 2016 në festival ishin të pranishëm, ndër të tjerë edhe Jean Reno e Willem Dafoe, kurse në vitin 2017 morën pjesë Uma Thurman, Casey Affleck dhe Jeremy Renner.