Figura gjeometrike
Figurat gjeometrike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjeometria është shkenca që studion vetitë e figurave gjeometrike.
Figurat gjeometrike janë shumë të larmishme, si për shembull: Trekëndëshi, katrori, drejtkendeshi rrethi etj.
Çdo figurë gjeometrike ne e mendojmë të përbërë prej pikash.
Pika dhe drejtëza
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zakonisht, drejtëzat i shënojmë me shkronja të vogla (a, b, c…), kurse pikat me shkronja të mëdha (A, B, C….).
Pika B shtrihet në drejtëzën a; themi ndryshe: “drejtëza a kalon nëpër pikën B” dhe e shënojmë .
Pika A nuk shtrihet në drejtëzën a; themi ndryshe: “drejtëza a nuk kalon nëpër pikën A” dhe shënojmë
/h2>
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Segmenti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pikat A, B, C shtihen në pikën a.
Pjesa e drejtëzës nga pika A deri në pikën C quhet segmenti AC dhe shënohet [AC] ose [CA].
Ka vend vetia themelore: “Nga tri pika të një drejtëze, njëra dhe vetëm njëra ndodhet ndërmjet dy të tjerave”.
Gjysmëdrejtëza, Gjysmëplani, Këndi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gjysmëdrejtëza
Gjysmëdrejtëz quhet pjesa e drejtëzës e përbërë nga një pikë ë dhënë e saj dhe gjithë pikat e drejtëzës, që ndodhen nga e njëjta anë e kësaj pike. Pika e dhënë quhet origjinë e gjysmëdrejtëzës.
Dy gjysmëdrejtëza të ndryshme të të njëjtës drejtëz, që kanë të njëjtën origjinë quhen gjysmëdrejtëza plotësuese.
Shohim figurat: