Jump to content

Fileta me mbushje spinaqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Për 4 persona nevojiten :

2 fileta të vogla,
½ kg spinaq,
2 lugë vaj ulliri,
4 qepë të njoma të prera hollë,
1 filxhan kopër,
200 g djathë të bardhë.

Për salcën nevojiten :

1 filxhan vaj ulliri,
½ qepë të prerë hollë,
3 lugë konjak,
4 lugë verë të bardhë,
2 lugë majdanoz të prerë hollë,
kripë e piper.

Kaurdisni qepët e njoma në një tenxhere me vaj, shtoni spinaqin e prerë trashë dhe vazhdoni gatimin derisa spinaqi të lëshojë të gjithë lëngun e vet. Hidhni koprën, përzieni dhe lëreni masën të ftohet. Më pas shtoni djathin. Ndani mbushjen nëpër fileta pasi ti keni rregulluar me kripë e piper. Mbështillini në formë roleje, lidhini me spango ose kapini me kruajtëse dhëmbësh dhe vendosini në një tespi të lyer lehtë me vaj. Mbulojeni tepsinë me letër alumini dhe piqni në furrë të nxehtë në 200 °C për 20 min. Hiqeni letrën e alumint dhe vazhdoni pjekjen për akoma 10 min. Përgatitja e salcës: Në një tenxhere shtoni vaj, kaurdisni qepën, hidhni konjak, verë, kripë e piper dhe lëreni të ziejë derisa të lidhet. Pasi roleja të jetë gati, ndajeni në feta të holla dhe hidhni nga lart salcën e përgatitur si dhe majdanoz.