Jump to content

Filialet e Shkollave të Larta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Filialet e Shkollave të Larta institucione mësimore-edukative dhe shkencore ku përgatiten specialistë të lartë pa shkëputje nga puna, që hapen në rrethet e vendit. Në rrethet ku ka shkolla të larta me shkëputje nga puna, filiali bashkohet në këto shkolla duke ruajtur sipas degëve edhe varësinë për anën mësimore, shkencore e metodike si edhe për kualifikimin e kuadrit nga shkolla e lartë e të njëjtit profil. Në rrethet ku nuk ka shkolla të larta me shkëputje nga puna, filialet drejtohen nga shkollat e larta përkatëse. Pranë Institutit të Lartë Pedagogjik në Shkodër funksionon filiali i UT me degët inxhinieri mekanike, ekonomi për industrinë dhe financë për industrinë. Pranë Institutit të Lartë Pedagogjik në Elbasan është filiali i UT me degët: inxhinieri mekanike, ekonomi për industrinë dhe financë për industrinë. Pranë Institutit të Lartë Bujqësor në Korçë është filiali i UT me degët: inxhinieri mekanike, ekonomi për industrinë dhe financë për industrinë etj. Në filial japin mësim pedagogë të shkollave të larta, si dhe speeialistë të lartë të prodhimit të kualifikuar dhe me përvojë.