Filmoteka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Filmoteka është qendër për ruajtjen, mirëmbajtjen, restaurimin dhe shfrytëzimin e filmave të gjithë periudhave. Në arkivat televizive përveç filmave ruhen videoshiritat, videodisqet, videokasetat etj. Filmotekat ruajnë gjithashtu afishet dhe gjithë materialet e tjera, që lidhen edhe me filmin. Arkivi shqiptar i filmit lindi bashkë me kinematografinë shqiptare. Sot ka një fond të pasur filmash kronikalë, dokumentarë, artistikë e vizatimorë shqiptarë dhe të huaj, tekste e partitura muzikore, afishe, fotografi, shkrime të shtypit të përditshëm e periodik për filmat. Hartohen katalogë, bibliografi e filmografi të ndryshme. Fonoteka bën studimet për gjetjen e filmave të xhiruar nga të huajt në të kaluarën për Shqipërinë.