Finalja e Kupës Open US 2009

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Finalja e Kupës Open US 2009 Lamar Hunt u luajt më 2 shtator 2009, në stadiumin Memorial Robert F. Kennedy në Uashington, DC. Ndeshja caktoi fituesin e Kupes Open US 2009, nje kampionat i hapur per skuadrat amatore dhe profesionale te futbollit te lidhura me Federatën e Futbollit të Shteteve të Bashkuara. Ky ishte edicioni i 96-të i kompeticionit më të vjetër në futbollin e Shteteve të Bashkuara. Ndeshja u fitua nga Seattle Sounders FC, i cili mundi DC United 2–1. Clyde Simms shënoi golin e vetëm të DC United. Fredy Montero dhe Roger Levesque shënuan dy golat e Seattle Sounders FC pasi klubi u bë ekipi i dytë i zgjerimit në historinë e Major League Soccer (MLS) që fituan turneun në sezonin e tyre inaugurues.

DC United hyri në turne si kampionët në fuqi ndaj kompeticionit. Gjithashtu, ata e kishin fituar më parë turneun edhe në vitin 1996. Të dy Sounders FC dhe D.C United duhej të luanin dy raunde kualifikimi për ekipet e MLS përpara se të hynin në turneun zyrtar. Para finales, ka pasur një mosmarrëveshje publike mes pronarëve të dy klubeve në lidhje me përzgjedhjen e DC United për ta pritur atë në fushën e tyre, stadiumi RFK.