Jump to content

Fiqirete Mullaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fiqirete Mullaj ka lindur në Krujë në vitin 1953. Pas përfundimit me rezultate të shkëlqyera tё shkollёs së mesme tё Qytetit tё Gramshit (Mesatare 10) në vitin 1972, ajo filloi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Drejtësisë, të cilën e përfundoi në vitin 1976 me rezultate shumë të mira (Mesatare 9). Me mbarimin e fakultetit të drejtësisë fillimisht është emëruar Kryesekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gramsh detyrë të cilën e vazhdoi deri në fund të vitit 1978 . Nga Janari 1979 deri në Gusht të vitit 1985 është emëruar si Kёshilltare Ligjore e Zyrёs Juridike Gramsh. Në vitin 1985 është emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë detyrë të cilën e ka ushtruar deri në fund të vitit 1990. Në Janar të vitit 1991, me krijimin e Ministrisë së Drejtësisë ka kaluar Inspektore nё Sektorin e Ligjshmёrisё pranё kësaj Ministrie detyrë të cilën e ka vazhduar deri në dhjetor të vitit 1991. Në Janar të vitit 1992 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë detyrë të cilën e vazhdon edhe sot.

Fiqirete at Work

Në të gjithë punën e saj si gjyqtare si në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Tiranë dhe në atë të Apelit Tiranë është karakterizuar nga një nivel i lartë i aftësive për të drejtuar një proces të rregullt gjyqësor, orientuar drejt debatin gjyqësor, duke u shprehur qartë në përputhje me rregullat që parashikon ligji dhe etika gjyqësore. Ruajtja e etikës gjatë dhe jashtë procesit gjyqësor, respektimi i solemnitetit dhe disiplinës në punë, përfundimi në kohë i çështjeve gjyqësore, qartësia e të shkruarit të vendimit, arsyetimi, dorëzimi i vendimeve brenda afateve ligjore, përballimi i një volumi të madh, cilësia e lartë dhe shpejtësia në gjykim janë një tjetër tipar që ka karakterizuar punën e saj. Znj. F. Mullaj ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh trainuese si brenda ashtu dhe jashtë vendit si nё Romё, Itali organizuar nga Magjistratura Italiane (Prill 1994), Varshavë, Poloni (Prill 1999) dhe Sirakuzё, Itali (Maj 2000) pёr tё Drejtёn Penale, etj. Dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me medaljen “Pёr Shёrbime tё Shquara Shtetёrore dhe Shoqёrore”, si dhe akorduar për dy vjet rradhazi nga Gjykata e Lartё çertifikata “Punonjёs i Dalluar nё Organet Gjyqёsore”. Për shumë vite me rradhë ka qenë lektore e Të Drejtës Civile dhe asaj Familjare në Universite të ndryshme të vendit tonë. Është e martuar dhe ka dy fëmijë.


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]