Firni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Firni është masë me strukturë kokrrizore e borë-akullit në brendësinë e borës shumvjeçare ose të përhershme në zonat polare dhe në malete e larta mbi kufirin e borës. Krijohet nga shtypja e shtresave të epërme të borës, shkrirja që ndodh në sipërfaqe, dhe ngrirje për herë të dytë e uijt që depërton në brendësinë e borës. Kokrrizat e firnit janë të lidhura ndërmjet tyre nga uji i ngrirë i bores së shkrirë, por ndërmjet tyre gjendet ende ajri. Për këtë shkak firni ka ngjyrë të bardhë, të turbullte nuk është i tejdukshëm dhe nuk ka dendësi të madhe. Kokrizat fillestare nga shtypja e lartë e shtresave të borës, bashkohen dhe rriten në kokrriza prej 5 deri 10 mm. Me rritjen e më tejme, firni dalngadal shëndrrohet në masë akulli të ngjeshur e të tejdukshme dhe me ngjyrë të bardhënë të kaltër, përkatësisht në akull të akullnajës. Prej këtij akulli përbëhen akullnajat.

Akullnaja Aleq në Alpe