Shko te përmbajtja

Fisnik Qosja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fisnik Qosja

Fisnik Qosja (8 Qershor 1988) është politikan shqiptar dhe dhe kryetari i tanishëm i Bashkisë së Kavajës.[1]

lindi më 8 Qershor 1988 në Kavajë. Ai jeton dhe punon në Kavajë, është i martuar dhe baba i një djali. Ai është avokat në profesion, sipërmarrës dhe gjithashtu i njohur për aktivitetin e hershëm në politikë. Gjatë karrierës së tij profesionale ka kryer detyra administative në administatën shtetërore dhe ka qenë i angazhuar si Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kavajë.

Aktiviteti politik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qosja është angazhuar që në moshë fare të re në Partinë Demokratike, si anëtar i Forumit Rinor, më pas për shumë vite si Kryetar i këtij Forumi në Kavajë. Në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, Fisnik Qosja u zgjodh Kryetar i Bashkisë Kavajë dhe duke fituar ndaj Kryetarit në detyrë, ai i dha Partisë Demokratike fitoren më të rëndësishme në këtë vit zgjedhor.

Përpara angazhimit si kryebashkiak, Finik Qosja ka qenë Anëtar i Këshillit Bashkiak në Kavajë dhe pjesë e listave shumë emërore të Partisë Demokratike për deputet në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare të viteve 2017 dhe 2021.

  1. "KRYETARI I BASHKISË – Bashkia Kavajë" (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-10-01.