Fjalëshpejta në gjuhën shqipe
Fjalëshpejtat janë shprehje që përdoren si lojë për t'i thënë me shpejtësi disa herë pa gabime. Këto shprehje kanë në vete tinguj të cilët, kur gjenden afër njëri-tjetrit, nyjëtohen me vështirësi dhe ngatërrohen.
Disa fjalëshpejta në gjuhën shqipe:
1. Kupa me kapak, kupa pa kapak
2. Dërrasa me rrasa, rrasa me dërrasa
3. Xhaxhai im ka xhan një xham. Nëse xhaxhai im ka vërtet një xham xhan, atëherë unë s'e kam më xhan xhaxhanë.
4. E shes thesin, s´e shes thesin
5. Karikaturisti karikaturon një karikaturë karakteristike
6. Kërset krisma, krisma kërset
7. Gur guri, guron guri në gurinë
8. Trup i rashë, në tokë me kry rashë
9. Hipa vidhit, zbrita vidhit
10. E kam një thes, e shes s´e shes
11. Thabani tharron me tharrë. Tharra bën keth, keth, keth
12. Qërimi qan, Qamilja qesh, qeni e bubi han përshesh
13. Errë në terr, therrë në ferr
14. Ka këmbë ura, s´ka këmbë ura
15. Një thesaxhi shet thes, del në shesh e thes nuk shet, o ti thesaxhi që del në shesh e thes nuk shet, a s’ma shet mua një thes?
16. Tharku i thive thuret ne thupra thane
17. Thiu theret me thikë therëse
18. Polli pula e Lleshit mu në kaçile të leshit
19. Plepi plak i plasur, pak palce paska pasur
20. Kapa me kapak, kapa pa kapak, kapës t’i vëmë kapak
21. Jemi mbledhur për të mbledhur të pambledhshmit që nuk mblidhen në mbledhje
22. I ra plaku plakës në plenc, plenci i plakës plasi
23. Qante Qaniu pas qerres së qumështit se qeni qimekuq i qe qepur pas
24. Plaku pllakat suvaton, plaka plakun s’e ndihmon
25. Thimi thuri me thupra thane të thata një thark për thiun, dhe theri thiun thinjosh me thikë therëse në thertore.
26. Presin dy sopata plaka, presin dy plepa pleq, plepi plak kishte plasur, pak palcë kishte pasur.
27. Pak thumba e pak patkonj