Jump to content

Fjalët e urta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë



Rajoni i Elbasanit ka qenë burim edhe i

Pasurive folklorike të lidhura me dukuri e ngjarje vendore. Ndër shprehjet me natyrë vendore përfshihen edhe njësitë e mëposhtme:

Ngrehu Done se u ba vonë”.

Dona e Dacit, e martuar në Kala në familjen Belicari, jetoi deri më 1944. Shkonte shpesh për vizitë në familjet kalase dhe harronte të ngrihej. Në

Një rast kur pa se ishte ngrysur, brofi

Menjëherë në këmbë dhe u shpreh: “Ngrihu Done se u bë vonë”. Shprehja mbeti për të

Giitha ato raste kur ka kalim të kohës pa dobi

Ti do të cytesh si Lami i Nosit (shkurt:

“Si Lami i Nosit). Lami shërbente në

Familjen e Nosëve deri në v. 1935. Më pas derisa vdiq, qëndroi në Shijon. Ishte njeri me të meta fizike e mendore. Shpesh Lami ngacmonte të tjetër, por kur ia kthenin, atëherë nxehej dhe bërtiste me të madhe. Shprehja “Si Lami i Nosit” zuri vend në të folurin e përditshëm duke përgjithësuar të

Gjitha rastet kur njerëzit bëhen vetë për t’u ngacmuar.

Muhabet te ara e Toçit”. Toponimi “Ara

E Toçit” ndeshet në VL të qytetit, aty ku

Ndodhet spitali pediatrik. Në çerekun e dytë të shek. XIX qytetarët elbasanas shkonin atje për çlodhje dhe argëtim. Thënia e mësipërme u përgjithësua në të gjitha rastet, kur ka biseda apo fjalë pa ndonjë rëndësi të veçantë.

E patëm llonxhë’”. Llonxha ishte toponimi i një vendi në VL të qytetit, në mbarim të lagjes “Spahikorre”, Në shek. XIX, takoheshin esnafet e qytetit një herë në javë për të bërë bilancin e aktiviteteve të tyre. Si mbaronin punë, ia shtronin me të ngrënë e të pirë. Shprehja ‘E patëm llonxhë”

Hyn në përdorim në të folurit e përditshëm të Elbasanit, për rastet kur shtrohet tryeza me bollëk.

“Pse në hardhi të butë jemi këtu !"

"Hardhia e butë" ishte një pyll i dendur në Dumre midis Belshit , Seferanit

dhe Çërragës. Nga shek. XVIII u bë vendi sigurtë i qëndrimit të kaçakëve dhe hajdutëve. "Në Hardhi të bute", nuk vepronte forca e rregullit të ligjit e shtetit. Pikërisht për këtë arsye, hyri shprehja: “Pse në hardhi të butë jemi këtu?", për të kundërshtuar në raste anarkie e harbutërie.

"Si ujk Mamli”. Mamli është një fshat që Është dygjuhësh, gjendet midis rajoneve Elbasan e Tiranë. Ka qenë fshati më i izoluar, me një nivel të ulët ekonomiko-kulturor. Qysh nga shekulli i kaluar, Elbasani e përdori shprehjen “Si ujk Mamli”’ për individë që në marëdhënie me të tjerët paraqesin trashësi dhe prapambetje.

“Për një fërgesë në Shalës”. Për të shkuar në Shalës dikur duheshin 3-4 orë me kafshë. Flitet se një qehaja e bejlerëve të Elbasanit me mbiemrin Kryemadhi mori me vete një mik të tij për të vajtur te një bujk, duke i premtuar se do ta kënaqte me mish e raki. I zoti i shtëpisë i priti me bujari dhe me aq sa pati u nxori atyre fërgesë e bulmet.

Shprehja “Për një fërgesë në Shalës” u Përgjithësua për të gjitha ato raste kur Ndërmerret një veprim që s’ia vlen, apo që nuk justifikon qěllimin pse bëhet. “Dy veta nga Elbasani duan dy oda hani”. Elbasanasit janë karakterizuar për bujarinë, thjeshtësinë, mikpritjen dhe urtësinë. Thënia e mësipërme nga shek. XIX zbulon dhe një cilësi tjetër të elbasanasve: njerëz të

Shkujdesur, të qejfit, pra, dhe të zhurmshëm. Qytetarët në rrugët e gjata të karvaneve të qiraxhijve, bujtnin në hane, por elbasanasi donte një dhomë më vete.

Shpërndarja gjeografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sistemi i shkrimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]