Jump to content

Fjala "katundarë"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Katuni (ose katundi) ka qenë dikur vendbanim me banorë që në zanafillë merreshin kryesisht me blegtori dhe që kishte organizim shoqëror të ndryshëm nga fshati, i cili ushtronte kryesisht bujqësinë. Banorët e katunit shtegtonin me bagëtitë sipas stinëve nga vendbanimet e viseve të kullotave verore në ato të kullotave dimërore. Në shek. XV kishte katune vetëm në një trevë të ngushtë malore të sanxhakut të Shkodrës, si p.sh. katuni i Bushatëve, Reçëve, Bukëmirëve, Kuçëve, Bitidosëve, Lazorcëve, Loparëve, Bankeqëve (në Kuç e Pipër), Gjonajve, Lleshajve, Muriqëve, Kolemadheve (në Kelmend). Viset e tjera malore të Shqipërisë së Veriut, kishin fshatra bujqësore ose blegtorale-bujqësore. Procesi i shndërrimit të katunit në fshat përfundoi në shek. XVI. Pas kësaj periudhe fjala katun bëhet sinonim me fjalën fshat.