Fjala e lirë, sfidë europiane - Mbi lirinë e shprehjes kur kërkojmë eurointegrimin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fjala e lirë, sfidë europiane - Mbi lirinë e shprehjes kur kërkojmë eurointegrimin (Shkenca politike) libër me Autor Sokol Balla. Shtëpia botuese: UET Press. Viti i botimit 2011. Faqet e librit 156. ISBN 978-99956-39-27-3

Studimi i Sokol Ballës, i realizuar për llogari të studimeve të tij Master në Universitetin e Cardiff, na krijon një rast sistematik për të rimenduar debatin për lirinë e shtypit në Shqipëri. Ai është një debat i vjetër; i cili është një debat i bërë pafund këta 20 vjet në Shqipëri; i cili është një debat i bërë brenda nocionit të debatit të madh për lirinë (një debat i vjetër sa vetë bota, qëkurse njerëzit vendosën të organizohen dhe të jetojnë në "polis"). Por që ka nevojë të rimendohet tani kur po hyjmë në dekadën e tretë të demokracisë së re shqiptare.

Si i tillë ky libër, që shpresojmë të rikthehet në shkas për një debat rreth lirisë së shtypit në Shqipëri, do të duhej megjithatë të merrte përsipër të ndërtonte një debat të ri mbi këtë argument. Për ta përballuar lirinë e shprehjes si "një sidë europiane", siç e titullon Sokol Balla këtë libër, del nevoja e konsiderimit të çështjes përtej problemeve klasike që ka pasur deri tani e ka edhe sot media në Shqipëri...