Fjalor Bio-bibliografik iliro-shqiptar
Appearance
Fjalor Bio-bibliografik iliro-shqiptar (nomenklator) me Autor Giuseppe Valentini. Shtëpia Botuese "Plejad". Tiranë, 2009. Faqet e librit 276.
Tri janë elementët, që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë" e historisë së Shqipërisë. Ajo doli për plot 16 numra, si një shtojcë e revistës LEKA, nga viti 1939 deri më 1943, kur u ndërpre për arsye të luftës, deri në zërin Aldobrandini.