Fjalor Kinezçe - Shqip
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Fjalor Kinezçe - Shqip me rreth 22,000 fjalë. Autore: Donika Titka - Shi Jun. Shtëpia botuese "Onufri", viti i botimit 2010. Faqe 304. ISBN 978-99943-42-93-8
Fjalori, në 304 faqe, ka rreth 22,000 fjalë dhe mjaft sinonime. Për zgjedhjen e tyre jemi bazuar në fjalorin e vitit 1987, botuar në Shanghai, shi jong bën (lexues praktik), si dhe në fjalorin e botuar së pari në 2002-in e të ribotuar disa herë, xin shi yjong han yu ke ben (lexues i ri praktik i gjuhës kineze) nga Instituti i Gjuhës e Kulturës kineze, Pekin.
Mendojmë se mbetet një fjalor modest, që nuk zgjidh probleme që mund të plotësojë një fjalor më i gjerë, me shpjegime në përdorimin konkret të fjalëve, pasuruar nga shprehje të ndryshme. Megjithatë, pasqyron një nivel të mirë të zhvillimit të gjuhës kineze, në drejtim të përmirësimit e të thjeshtimit të saj në të shkruar, reformë kjo e filluar nga qeveria kineze që prej vitit 1956, dhe jep mundësi për të pasuruar fjalorin e përditshëm. Shpresojmë që lexuesi i interesuar ta mirëpresë, me gjithë mangësitë e mundshme, nxjerrja në pah e të cilave do të ndihmojë në botimin e një fjalori më të plotë në të ardhmen. Donika Titka