Fjalor Persisht - Shqip
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Fjalori Persisht – Shqip posedon rreth 20 000 fjalë, shprehje, terme, fjalë të urta dhe emra vendesh. Fjalori është botuar në 1000 faqe dhe po ashtu ka edhe shtojca si dialog persisht – shqip, emra gjeografik, numrat dhe llogaritjet, etj.. Fjalori Persisht Shqip është botuar me përkrahjen e fondacionit “Rumi” në Tiranë ndërsa është botuar nga shtëpia e njohur botuese ”Toena” në Tiranë. Viti i botimit 2010. Ky fjalor madhështor është hartuar në kujdesin e një grupi gjuhëtarësh e leksikografësh të njohur nga Shqipëria dhe Irani, të udhëhequr nga: Seyed Amir Hossein Asghari drejtori i kolegjit "Saadi" dhe fondacionit "Rumi", me bashkëshorten Seyedeh Lejla Asghari. Redaktorë shkencorë janë: prof. dr. Hajri Shehu, dr. Seyed Ali Asghari, kurse hartues janë: dr. Seyed Ali Asghari, Seyedeh Lejla Asghari, Bahrie Hadroj, Edin Q. Lohja nga Shkodra. Kategoria e pare