Jump to content

Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe me autorë: Ali Dhrimo, Edmond Tupja, Eshref Ymeri. Numri i faqeve 706. Shtëpia botuese EDFA.

I pari fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, fjalor gjithëpërfshirës me fjalë dhe shprehje nga gjuha letrare, shkencore, gjuha e mediave, e folur, bisedore e krahinore, sa kohë që këto kanë një a më shumë sinonime në gjuhën shqipe; fjalor i cili i ndihmon të gjithë ata,

  • që nuk u bie ndër mend një fjalë e caktuar,
  • që nuk e dinë me përpikëri kuptimin e një fjale,
  • që nuk duan të bëhen të mërzitshëm me përsëritje fjalësh të njëjta; që kërkojnë larushi shprehjeje dhe larmi stilistike,
  • që dëshirojnë ta zgjerojnë fjalorin e tyre aktiv,
  • që duan t'i shprehin mendimet e tyre me përpikëri, me forcë dhe me bukuri më të madhe.