Jump to content

Fjalori i parë i gjuhës shqipe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

“Fjalori latinisht-shqip” (1635) i Frang Bardhit është fjalori i parë i gjuhës shqipe, me të cilin zë fill leksikografia shqiptare. Në këtë fjalor për herë të parë gjuha shqipe u ballafaqua me sukses me një gjuhë të huaj si latinishtja, që ishte gjuha më e përpunuar ndërkombëtare e asaj kohe. Fjalori përfshin rreth 4500 fjalë latine, të cilave u përgjigjen rreth 2500 fjalë të shqipes. Krahas fjalëve jepen edhe togfjalësha e shembuj që tregojnë përdorimin e tyre. Fjalori përfshin edhe lista të disa pjesëve të ligjëratës, emra qytetesh e kështjellash të Shqipërisë dhe përshëndetje në gjuhën shqipe. Aty gjejmë për herë të parë një listë prej 113 proverbash e thëniesh të urta. Fjalori i F. Bardhit ka shërbyer e shërben si burim i rëndësishëm për studimin e historisë së gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare.