Jump to content

Fjalurtat më të urta shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fjalurtat më të urta shqiptare Gjinia: Fjalë të urta. Përgatiti: Kastriot Mahilaj. Shtëpia botuese: "Emal". Viti i botimit 2009. Faqet e librit 186. ISBN 978-99956-05-91-0

Koment nga Kastriot Mahilaj

Fjalët e urta kanë kaluar në filtrin e rrjedhës së kohërave, ashtu si gurët e lumit në rrjedhën e ujërave, me ndryshimin që këta gurrëz të jenë prej floriri. Dhe ekuivalenti "thesar" apo "fjalë ari" është më i pranueshmi posa që s'ka fjalë tjetër më "të çmuar" se thesari dhe ari.

Studimi i fjalurtave ndihmon veçanërisht për të njohur vetveten, një prej njohjeve më të vështira dhe më frytdhënëse nëse arrihet. Po e njohe vetveten, ke njohur Perëndinë, thotë një proverbë. Shumë njerëz e lënë këtë botë pa e njohur veten. Jo pak syresh "njihen me vetveten" në pleqëri, pas fati i ka goditur me pëllëmbë e grushte.

Ne shqiptarët i njohim mirë virtytet tona kombëtare (trimëria, besa, mikpritja etj.) të stërthëna e stërshkruara, por nuk njohim mjaftueshëm veset tona, siç do të ishin gjaknxehtësia, padurimi për ta arritur qëllimin sa më parë, njëfarë mendjelehtësie etj.

Madje edhe fjalurta që edhe sot duket pothuaj absolute: Liria i ka rrënjët në gjak ka prirjen të mos i rezistojë së ardhmes. Nëse pranojmë që thelbi dhe fuqia e njeriut është mendimi, atëherë edhe liria duhet dhe ka për t'i pasur gjithnjë e më tepër rrënjët në mendje.