Jump to content

Flakadanёt e lirisё 4

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Flakadanёt e lirisё 4 me Autor Bedri Tahirit. Botohet nё kuadёr tё 100- vjetorit tё Pavarёsisёs sё Shqipёrisё. Libri ёshtё njё lapidar i mirёfilltё pёr tё gjitha ata qё, nёpёr periudha tё ndryshme kohore, me gjakun e vet sollёn Ditёn e Bardhё- LIRINЁ.

Libri “Flakadanёt e lirisё 4” ka 160 faqe dhe ёshtё organizuar nё katёr kapituj:

Nё mugёtirat e historisё- titullohet kapitulli i parё, nё tё cilin pёrfshihet jeta dhe veprimtaria e heroit tё parё drenicas, heroit qё sfidoi historinё, Milosh Nikollё Kopiliqi. Me fakte e argumente bindёse, me njё stil tё kapshёm e figurativ ёshtё pёrshkruar ajo histori ku si nё njё film artistik gjёllon heroi ynё, duke u ngulitur thellё nё mbamendjen e lexuesit kureshtar.

Kapitulli i dytё titullohet Mbijetesё pёrmes grykёhollave, nё tё cilin janё radhitur figura e personalitete tё historisё sonё qё luftuan e vepruan nё njё periudhё tё gjatё kohore, qysh nga koha e Azem Galicёs e deri tek ajo e Shaban Palluzhёs, siç janё: Bajram Tërnafci, Mursel Ahmeti, Xhemё Tёrnafci, Sadri Kapiti e Abdullah Haliti.

Qёndresё e pashuar- ёshtё kapitulli i tretё qё kap periudhёn e rezistencёs e demonstratave tё shqiptarёve tё mbetur jashtё Shqipёrisё londineze e qё kёsaj here ёshtё pёrfaqёsuar pёrmes dёshmorёve Ruzhdi Hyseni e Zenel Hajrizi.

Kapitulli pёrmbyllёs Kurorёzimi i luftёrave shekullore u kushtohet trimave tё luftёs sonё tё fundit çlirimtare, udhёhequr nga e famshmja Ushtria Çlirimtare e Kosovёs me Komandantin Legjendar- ADEM JASHARIN. Konkretisht, nё kёtё numёr tё sёrisё qё do tё vazhdojё, janё portretizuar dёshmorёt: Bahri Haxha, Selatin Gёrxhaliu, Hamdi Sheremeti dhe Rrahman Dini.

Libri “Flakadanёt e lirisё 4” pёrcillet edhe me njё aparaturё shkencore, 45 fusnota e 23 referenca si dhe ilustrohet me 43 foto e faksimile dokumentesh, gjё qё e bёjnё edhe mё tё kapshёm e mё interesnat pёr lexues tё moshave e profesioneve tё ndryshme.