Flash mob
Flash mob në shqip d.m.th lëvizje e menjëhershme në një turmë njerzish, është një term i cili u bë i njohur në vitin 2003 në New York e më pas u bë i njohur në të gjithë botën.
Flash mob konsiston në një bashkim njerzish të cilët mblidhen së bashku për të realizuar një qëllim të përbashkët një ngjarje jo të zakontë e cila zgjat disa sekonda ose minuta. Mbledhja e personave të cliët marrin pjesë në flash mob organizohet nëpërmjet rrjeteve socialeve ose telefonisë celulare, jo me lajmërime zyrtare. Rregullat e flash mob ju deklarohen pjesëmarrësve në këtë ngjarje vetëm pak minuta përpara realizimit, ose mund ti'u deklarohen më par për të realizuar levizjet koreografike. Vendi i cili realizohet kjo ngjarje është një vend publik: shesh, rrugë, aeroport, stacione treni apo supermarkete. Flash mob nuk ka karakter politik, tregtar reklamues, protestues, apo përfitues.
Realizimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pasi kanë akorduar vendin edhe orën, flash mob niset nga një person i cili mund të jetë edhe udhëheqsi i koreografisë, pak sekonda pasi ka nisur ngjarja fillojnë ti bashkohen edhe pjesëmarrësit e tjerë në mënyrë të rregullut dhe të zakonshme që mos të kuptohet nga publiku pjesëmarrës qëllimi i tyre.
Tipe flash mob[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ngrirje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në flash mob të ngrirë pjesëmarrësit pasi marrin sinjalin në një orë apo vend të caktuar, ndalojnë (ngrijnë nuk lëvizin) deri në sinjalin e fundit të ngjarjes.
Rave i heshtur[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pjesëmarrësit bashkohen në vendngjarje të pajisur me lexues muzike edhe kufje edhe pasi marrin sinjalin e fillimit të ngjarjes, vendosin kufjet në vesh edhe dëgjojnë e kërcejnë sejcili muzikën e tij të preferuar në heshtje të plotë.