Jump to content

Flensburg

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Flensburgu është qyteti më verior në Gjermani, vetëm 7 km larg kufirit të Gjermanisë me Danimarkën. Qyteti shtrihet në të dy anët e Fjordit të Flensburgut, duke e bërë kështu të përshtatshëm për industrinë e ndërtimit të anijeve. Qyteti nuk u prek nga bombardimet e Luftës së II Botërore, duke shpëtuar arkitekturën e vjetër të qytetit. Qyteti ishte gjithashtu selia e fundit e qeverisë naziste në maj të 1945-ës, të udhëhequr nga Karl Dönitz. Në Flensburg gjendet gjithashtu Universiteti i Flensburgut.