Jump to content

Flora e Durrësit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Flora e durresit)

Nga pikëpamja floristike, rrethi i Durrësit bën pjesë në zonën e shkurreve mesdhetare, te përfaqësuara nga dafina, shqopa dhe nga shkurret te tjera në formën e kacubeve te veçanta. Pranë bregut te detit shtrihet një brez gjelbërimi me pisha te zhvilluara mire. Zona karakterizohet nga prania e një bimësie natyrore me moshe 80 vjeçare që dominohet kryesisht nga pisha e bute dhe e egër me moshe 19-24 vjeçare.

Gjate bregdetit gjendet një baze pyjore natyre prej dushku dhe shelgu me moshe 60-80 vjeçare, i alternuar me pyll artificial prej pishash e plepash me moshe 20 vjeçare. Zona e shpallur park kombëtar “Parku Kombëtar i Rrushbullit” në te cilin ndodhen 380 ha me pyje mjaft tërheqëse, nga te cilat 50 ha me pyje te larta dhe 330 ha me pyje te ulëta. Një problemet shqetësuese është se ky pyll është dëmtuar në një mase te konsiderueshme nga prerja pa kriter nga vete banoret e zonës përreth për qëllime personale.

Konditat klimatike te zonës lejojnë te zhvillohet një bimësi e shumëllojshme që nga pishat, plepi, frasheri i zi, morina, palma dhe dafina, deri në bimët e tjera dekorative si: frasheri gjethengushtë, vërria, eukalipti, shelgu lotues, etj.

Kur temperatura mesatar është mbi 10 °C periudha e vegjetacionit fillon në ditët e para te marsit dhe përfundon në ditët e para te dhjetorit. Te ruajtura në forme natyrale shumica e drurëve te lartpërmendur gjenden në territorin e ish “Bllokut” që përben një zone me karakterin e një parku natyror te këndshëm.

Në zonat me te larta te rrethit (p. sh. zona e Ishmit) rriten shkurre që i rrezojnë gjethet e tyre gjate atines se dimrit si : shkuza, murrizi, driza, etj. Në Xhafzotaj, Sukth, Gjipale, Spitall etj, rriten edhe bime te ulëta si: mullaga, hithra, lulekuqa, tatulla, kopra e egër, ndërsa gjethe delli, lulebasami, hithra, grami, rrodhja, netulla, bar pate rriten kryesisht në zonën e Shijakut, Maminasit, Katundi te Ri dhe Ishmit.

Përveç bimësisë pyjore që zë vend te rëndësishëm në bimësinë e rrethit, po kaq rendësi kane edhe kulturat buqesore te përfaqësuar nga : gruri, misri, fasulja, ulliri, lule dielli, te cilat përhapjen me te madhe e kane në zonën e Shijakut, Maminasit, Spitalles, Sukthi. Pothuajse në te gjithë rrethin kultivohen perime si: speci, domatja, kastraveci, bizelja, etj. dhe agrumet (portokalli, limoni) te cilat prodhohen me shume pergjate bregdetit.