Jump to content

Florent Buca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Florent buca)
Florent Buca
Lindi18 mars, 1982
Gjilan
Kombësiashqiptar
ProfesioniArtist Vizuel / Dizajner Grafik

Florent Buca, i lindur në Gjilan-Kosovë, është artist vizuel.

Ai ka mbaruar studimet bazë dhe ato post-diplomike në Universitetin e Prishtinës, dega e dizajnit grafik, tek profesori me renome Shyqri Nimani.

Arti Grafik, Grafika reklamuese, Kaligrafia, Vizatimi, Fotografia, Multimedia dhe Ilustrimi janë degët ku fokusohet artisti.

Ka punuar në shumë mediume elektronike dhe të shkruara e studio grafike. Gjithashtu ka qenë pjesëmarrës në disa ekspozita kolektive.

Tani është mësimdhënës në shkollën e mesme të Artit Pamor ‘Adem Kastrati’-Gjilan.

Ndonëse prej kohësh krijmtaria artisitke e Florentit është multidisiplinare, ai së fundi është duke realizuar një sërë punimesh të veçanta në ‘Art Minimal’, nisur nga idea ku ‘shumë është pak’ dhe ‘pak është shumë’.  (More is less. Less is more.)

Puna artistike e tij dallohet me pak forma, vija, subjekte e ngjyra, ku ilustrohen ndodhitë momentale-sociale-politike, kujtimet, historia, trashëgimia e emocionet.

‘Being Simplistic’ të qenurit i thjeshtë apo thjeshtësia, mbizotërojnë në punën e artistit, duke eliminuar tiparet e pa nevojshme. Pra, vëmendja përqendrohet në thelb, koncept dhe identitet të subjektit apo ilustrimit.

Ndonëse kjo formë e artit është pak e aplikueshme në Kosovë dhe rajon, artisti bën diferencën, duke përcëlluar një freski në botën vizuele.

Eksperienca profesionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

• Kryedizajner dhe faqosës në shumë gazeta ditore në Kosovë

  Dizajn dhe faqosje në gazetën Lajm Eksluzive, Prishtinë                                        

Dizajn, faqosje, pre-press dhe filmim në gazetën Kosova Sot, Prishtinë                

Kryedizajner i gazetës PavarësiaNews, Prishtinë                                                                                   

• Dizajner në studion grafike ZhakiGrafikë, Prishtinë                                                  

• Drejtor artistik në agjensionin e marketingut, Yellow Pages              

• Themelues dhe drejtor udhëheqës i studios grafike dhe dizajnuese “Penta”

  Në kuadër të kësaj studioje u krijua libri informativ me shtatë edicione rradhazi

• Ideator dhe projektues i shumë projekteve animuese 3D brenda dhe jashtë vendit

  Dizajnim i reklamave, përgatitje e kampanjave reklamuese, animacioneve të

  ndryshme në televizionet kosovare, RTK, KTV, TV21, etj;

• Bashkëpuntorë me produksionin Arena Film, ku u përgatit një film serik

  vendor i cili është shfaqur në Digit-Alb titulluar ‘Familjet’

• Atele Personale / Studio në Gjilan që merret me dizajnimin dhe marketingun e shumë brendeve të ndryshme të kompanive.

Dizajnim i shumë punëve profesionale si për shembull: katalogje, logo, libra, broshura, reklama ngjitëse, billborde, kalendarë të ndryshëm, fletushka reklamuese (flajera), vizitkarta etj.                                                                      

• Mësimdhënës në shkollën e mesme të artit pamor ‘Adem Kastrati’ në Gjilan

Visual Artist / Being Simplistic