Flori Gjini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Flori Gjini

Ka lindur në 2.06.1994, Tiranë. Një figurë publike në fushën e medias. Gazetar dhe prezantues i Shqipëria Live. Ka një lidhje shumë të fortë me artin dhe televizionin.

Një ndër figurat më të dashura të ekranit, ka nisur përvojën e tij të parë si prezantues në një emision radiofonik kur ishte vetëm 9-vjeç. Që nga ai moment Flori u shndërrua në zërin më të dashur të fëmijëve për kohën.

Aktualisht , vazhdon t’i qëndrojë besnik “dashurisë së parë”, duke moderuar emisionin e darkës në një prej radiove më të rëndësishme në vend: "Natën n'Club"

Projektet e tij artistike e bënë të njohur edhe jashtë kufinjve të Shqipërisë. “Tirana Si’xhade” dhe “Kruja Si’xhade”, të vlerësuara edhe nga media prestigjose ndërkombëtare, janë më të përfolurat edhe në ditët e sotme.

Për here të parë, ai u shfaq në ekranin e Top Channel si moderator i emisionit “Pushime On Top” dhe më pas V-Reporter në "The Voice Of Albania Kids", në edicionin e tretë të spektaklit.

Ndër te tjera, ka prezantuar rubrikën "Escape" në " E Diell". Prezantues i Festivalit "Colour Day Festival".