Floriana Garo
Floriana Garo eshte nje prezantuese e njohur televizive, modele, dhe Miss World Albania 2012. Ajo eshte prezantuesja dhe autorja e emisionit” Jo Vetem Mode” ne TV Klan si dhe prezantuesja e motit ne ABC News. Krahas kesaj, Floriana eshte edhe ambasadorja e markes se veshjeve Cortefiel per Shqiperine qe nga viti 2011.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jo Vetem Mode
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Floriana eshte ne sezonin e dyte te Jo Vetem Mode, nje program i perjavshem info-argetues ne TV Klan ku ajo ka sjelle per publikun profile ekskluzive te personaliteteve te famshem si Lorik Cana, Zonja e Pare Odeta Nishani, majlinda Bregu, Foto Strakosha, etj. si dhe udhetime ekskluzive ne zyren e Kryeministrit Edi Rama, suitat me luksoze ne kryeqytet, detaje te jetes se nates ne Tirane si dhe eventeve te ndryshme te modes.
Prezantime te tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Floriana eshte prezantuesja e pare dhe e vetmja e motit ne ABC News qe nga prilli i vitit 2011.
- Floriana ka prezantuar Miss Globe 2013 se bashku me Gent Bejko.
- Floriana ka prezantuar Festivalin e 51 te Kenges ne RTSH se bashku me Enkel Demi ne dhjetor te 2012.
- Floriana ka prezantuar koncertin e 100 vjetorit te Pavaresise.
- Floriana ka prezantuar Panairin e 13 te Librit ne Tirane.
Karriera si Modele
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Floriana eshte ambasadorja e markes se Veshjeve Cortefiel per Shqiperine. Ajo ka qene protagoniste e shume spoteve televizive te kesaj firme.
- Floriana ka perfaqesuar denjesisht Shqiperine si Miss World Albania 2012 ne Ordos, Kine. Kjo eksperience I dha nje shtyse te fuqishme karrieres se saj ne televizion.
- Floriana ka marre pjese ne sfilatat vjetore te Geraldina Sposa ne vitet 2012, 2013.
- Floriana ka qene ne kopertinat e revistave Shije, Mapo Madame, Jeta, Klan.
Jeta Private
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Floriana eshte vajza e Profesor Sofokli Garos dhe mjekes Teuta Garos. Ajo ka lindur ne Durres me 15 shkurt 1987. Ne vitin 2002 Floriana dhe familja e saj u shperngulen ne SHBA ku ajo jetoi per 8 vjet. Ajo eshte diplomuar per Marredhenie Nderkombetare ne City College of New York dhe ka luajtur volejboll per ekipin e Universitetit, ku ka marre 2 here titullin “Lojtarja e Vitit” ne vitin 2007, 2009. Qe nga viti 2010 ajo bashkejeton ne Tirane me biznesmenin Tedi Ngjela.