Flota detare dhe arkivat sekrete

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Flota detare dhe arkivat sekrete Autori: Myfit Qorduka. Botuesi: Toena. Faqet e librit 240.

Libri i Myfit Qordukës është një homazh i merituar për rrugën e lavdishme të Flotës sonë Luftarake Detare,një pasqyrë plot dritë e historikut të kësaj arme që bëri histori në historinë e ushtrisë popullore shqiptare e më tej. Lënda mbi të cilën ngrihen kujtimet është e pasur, e larmishme e tepër interesante. Autori në këto kujtime është personazh dhe dëshmitar i ngjarjeve. Një dëshmitar i besueshëm, i sinqertë e i paanshëm. Ai tregon me vërtetësi, me njohje të thellë të ngjarjeve e të njerëzve, me kulturë e veçanërisht me ndjenja. Por vlerën e librit e pasurojnë ato pjesë që kanë të bëjnë me historinë e Flotës sonë Luftarake. Në këtë fushë autori tregon njohje dhe kompetencë prej studiuesi dhe sjell kontribute të çmuara në studimin e detarisë shqiptare të kohëve të reja.