Fluidodinamika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fluidodinamika (dinamika e lëngjeve) është ajo degë e fizikës që merret me studimin e lëvizjes së lëngjeve dhe të gazeve në përgjithësi, dhe me mënyrën se si ato bashkëveprojnë me trupat e ngurtë të zhytur në to. Në bazë të studimeve të fluidodinamikës qëndrojnë ekuacionet e Navier-Stokes, që në rastet e flukseve joviskoze marrin emrin ekuacionet e Eulerit. Me gjithë faktin që japin një përshkrim të plotë të fenomeneve, natyra lokale e zgjidhjeve të këtyre ekuacioneve i bën mjaft të vështira për t'u zgjidhur dhe pak praktike për rastet makroskopike ku aspekti lokal e humbë rëndësinë kundrejt madhësive dhe karakteristikave mesatare të sistemit në fjalë. Kjo e bën të domosdoshme adoptimin e disa modeleve matematike më të përshtatshme, sidoqoftë të derivuara nga raste të veçanta të ekuacioneve të sipërpërmendura, por që duke përdorur përafrime të realitetit me saktësi të lartë ose të ulët sipas rastit e bëjnë më të lehtë zgjidhjen e problemit. Niveli i përafrimit më pas ndryshon në bazë të përmasave gjeometrike të problemit, ose më saktë në bazë të fushës ku kërkohet ndërhyrja e fluidodinamikës, që luhatet nga pak centimetra ose më pak për sisteme referimi të vogla (qarkullimi i vajit brenda një motori etj.) deri te dhjetëra e qindra kilometra të konsideruara në meteorologji.

Fusha aplikimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përkufizime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke qenë se fluidodinamika merret me studimin e lëngjeve japim të parin përkufizimin e fjalës lëng (qoftë ky lëng i mirëfilltë apo gaz) në fluidodinamikë :

  • Me fjalën lëng nënkuptohet një vazhdim i deformueshëm. Si i tillë karakteristikat e tij dalluese janë mungesa e formës së vetë dhe mungesa e zonave boshe brenda tij.

Viskoziteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viskoziteti mund të kuptohet si një koefiçent fërkimi midis një lëngu dhe një trupi të ngurtë të zhytur në të. Në të vërtetë viskoziteti ka një kuptim paksa më të ndërlikuar që mund të kuptohet më mirë nga shprehja matematike dhe paraqitja grafike e kësaj madhësie.

  • Për t'u theksuar është sidoqoftë rëndësia e saj, për shkak të natyrës së dyfishtë që paraqet: shpesh ndodh që është pikërisht fërkimi i lëngut me një sipërfaqe ose një trup që shkakton fenomenin e dobishëm ose të nevojshëm për aplikimin e kërkuar, shpesh fërkimi pengon.

Kur lëngu rrjedh nëpër një gyp, shpejtësia e rrjedhës së lëngut nuk do të jetë e njëjtë. Ma me ngadalë do të rrjedhë shtresa që ndodhet pranë mureve të gypit, kurse më së shpejti shtresa e cila është më së largu nga muret e gypit, përkatësisht që rrjedh nëpërmes gypit.

Kjo dukuri është pasojë e fërkimit të lëngut me muret e enës dhe fërkimit midis shtresave të lëngut derisa midis tyre lëvizin.

Kështu, madhësia η e cila varet nga lloji i lëngut dhe temperature e tij është specifike për çdo lëng, kurse quhet viskozitet :

η = F l / SΔv 

Njësia për viskozitetin është Pascal Second [Pa s].

Vlera reciproke e viskozitetit quhet Fluiditet i lëngut ω = 1 / η

  • Përkufizimi matematik dhe grafik i viskozitetit:

Ekuacionet e Navier Stokes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekuacionet e Eulerit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nivele të përafrimit të realitetit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjesë të fluidodinamikës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zëra të lidhura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Projekte të lidhura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bibliografi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]