Forcat e Armatosura të Vanuatus
Appearance
Forca Lëvizëse e Vanuatus (VMF) është një trupë e vogël, e lëvizshme prej 300 vullnetarësh që përbën ushtrinë e Vanuatus. Detyra e saj kryesore është të ndihmojë Forcën Policore të Vanuatus. Sidoqoftë, nëse Vanuatu sulmohet, atëherë VMF-ja do të veprojë si linja e parë e mbrojtjes. Në vitin 1994, VMF-ja dislokoi 50 persona në Papua Guinenë e Re, si misioni i tyre i parë paqeruajtës.
Megjithëse forcat e armatosura në Vanuatu nuk kanë përmbysur kurrë një qeveri, anëtarët e VMF-së të zemëruar për pagën e tyre arrestuan Presidentin Jean-Marie Léyé dhe zëvendëskryeministrin Barak Sopé më 12 tetor 1996, por i liruan vetëm disa orë më vonë.